Stresi në rrugët me trafik është i pranishëm në të gjithë botën dhe reagimet janë nga më të ndryshmet. Një video 48 sekonda e regjistruar në Britani të Madhe tregon një çiklist të nervozuar, i cili shpërthen në deklarata fyese ndaj një shoferi e deri në mallkime. Në fund, ai pështyn në dritaren e mjetit para se të largohet.

Gjithçka nisi pasi shoferi që ishte bashkë me fëmijët në makinë, tentoi të kthehej duke i prerë rrugën çiklistit.

Drejtuesi i biçikletës tha se nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të kaluar me mjetin e tij të vogël.

Parashikimi i saktë se situata mund të përshkallëzohet, shoferi nxori telefonin e tij dhe filloi të regjistrojë incidentin.

/Ora News.tv/