Një nënë 24-vjeçare nga Washngtoni, një ditë pasi postoi në rrjete sociale foto me vajzat duke shkruar se sa shumë i donte, i ka mbytur me qese plastike dy vajzat e saj, Ayden 1 vjeçe dhe Kayla 3 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djelë dhe fqinjët që kanë dëgjuar ulurimat e vajzave, kanë lajmëruar menjëherë policinë. Vajzat ndodheshin pa ndjenja kur janë dërguar me urgjencë në spital por kanë ndërruar jetë një orë më pas. Mediat e huaja shkruajnë se nëna e re Sonya Spoon 24-vjeçe vuante nga çrregullime mendore, madje edhe në foton shkrepur nga policia ajo duket e buzëqeshur duke mos shprehur pendim për veprimin e kryer.

/Ora News.tv/