Një shpikës nga Uganda ka fituar cmim për një pajisje që teston malarien pa dhënë gjak.

Brian Gitta, 24 vjeç fitoi Cmimin Afrikan të Akademisë Mbretërore të Inxhinierisë për një pajisje që zbulon shenja treguese të sëmundjes së malaries duke lëshuar një rreze të kuqe mbi gishtin e pacientit.

Diagnoza mund të shpërndahet me celular për një minutë. Ai krijoi pajisjen e quajtur Matibaby pasi testet e gjakut nuk arritën të diagnostikonin malarien e tij.

Malaria është shkaku kryesor i vdekjes në Ugandë, por u deshën katër teste gjaku për të diagnostikuar se 24-vjecari ka këtë sëmundje.

/Ora News.tv/