Shpëton mrekullisht, foshnja gjendet e braktisur me kordonin e kërthizës ende në trup

Shpëton mrekullisht, foshnja gjendet e braktisur me kordonin e

Një foshnje e porsalindur ka shpëtuar mrekullisht pasi u la e braktisur, e zhveshur në një oborr të mbushur me plehra me kordonin e kërthizës ende të lidhur.

Besohet se foshnja është hedhur në oborrin e thellë 1.8 metra pas lindjes.

Raportohet se vogëlushja ka pësuar gjakderdhje brenda kafkës dhe thyerje në kafkë.

Foshnja u gjet e shtrirë pranë placentës së nënës së saj të premten në Kinë.

Ajo u zbulua nga banorët e fshatit Xiade sipas një deklarate të policisë.

Policia po u kërkon prindërve të foshnjes që të rikthehen.

Muri i oborrit ishte rreth 2 metra dhe pretendimi se foshnja është hedhur në oborr nga muri i lartë nuk është konfirmuar ende nga policia.

Foshnja është dërguar në spital ku edhe po merr shërbimin mjeksor.

Kur vajza u dërgua në spital gjymtyrët e saj po dridheshin, kishte plagë rreth gojës dhe kishte pësuar dëmtime në mushkëri dhe zemër.

Mjeku tha se pas trajtimit, gjendja e foshnjës ishte stabilizuar.

Sipas raportit, shumë njerëz kanë shkuar në spital për të vizituar fëmijën pasi kanë parë fotografi dhe pamjet e saj në mediat sociale.

Disa prej tyre kanë kërkuar që ta adoptojnë.

Policia po kërkon prindërit që përballen me akuzën e braktisjes së fëmijës.



EMISIONET