Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep nënshtetësinë një emigranti shqiptar

Shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri, Greqia i jep

Greqia i ka dhënë nënshtetësinë greke një emigranit shqiptar dhe dy egjiptianëve

Dekreti iu dërgua presidentit të Republikës për miratim. Te tre ata shpëtuan dhjetëra njerëz gjatë zjarrit të 24 korrikut në Mati të Atikës.

Ora News arriti të mësojë se shqiptari është Agim Cufe nga Levani i Fierit, që jeton në Mati, zonën që u thuajse u shkatërrua nga zjarri, dhe ku humbën jetën 98 njerëz.

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e ministrisë së Brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptinë. Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.

Aktin e tyre e vlerësoi edhe kryeministri Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati.

Alexis Tsipras iu referua vetë-sakrificës së këtyre tre emigrantëve, duke theksuar se shteti duhet të njohë veprimet e tyre dhe t'u japë atyre shtetësi greke.

Të tre emigrantët kanë jetuar ligjërisht në Greqi për shumë vite.

EMISIONET