Pas më shumë se dy javësh të bllokuar brenda një shpelle në Tajlandën veriore, 12 djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit më në fund kanë shpëtuar.

Katër anëtarët e fundit të ekipit të futbollit të të rinjve dhe trajneri i tyre u nxorrën nga shpella të martën pasdite, në ditën e tretë të një operacioni të madh ndërkombëtar për t'i shpëtuar ata.

Ata u shoqëruan nga katër ekspertë të cilët kanë qenë me ta duke i mbështetur që kur u gjetën në fillim të javës së kaluar. 

Pjesa e fundit e operacionit do të jetë dalja e katër zhytësve të shpëtimit, duke përfshirë një mjek, i cili u fut brenda në shpellë për të ndihmuar djemtë.

19-të zhytës ndihmuan në operacionin e së martës, i cili ishte jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe 'pushtoi' botën.

Kryeministri i Tailandës më herët konfirmoi raportet se djemve iu janë dhënë ilaçe për t'i parandaluar ata që të panikoseshin pasi të dilnin nga shpella.

Futbollistët të moshën 11 deri në 16 vjeç si edhe trajneri i tyre u bllokuan në shpellë që prej datës 23 qershor.

Ata shkuan për të eksploruar shpellën por mbetën të bllokuar brenda nga shirat e mëdha.

Ekipi i futbollit u gjet më 2 korrik dhe zyrtarët paralajmëruan se mund të merrnin ca kohë për t'i nxjerrë ato për shkak të përmbytjeve brenda në shpellë.

Grupi i parë me 4 djem u shpëtuan të dielën, ndërsa katër të tjerë të hënën.

Ata u ftuan në finalen e Kupës së Botës nga FIFA të premten e kaluar. 

Qindra vullnetarë kanë punuar gjatë gjithë kohës, shumë nga të gjithë Tajlandë, duke gatuar dhe shërbyer falas ushqim për punëtorët e shpëtimit ndërsa media të ndryshme janë të stacionuara në qendrën e komandës pranë kompleksit të shpellës Tham Luang.


/Ora News.tv/