Soda e bukës është një produkt i zakonshëm që mund ta gjesh thuajse në të gjitha kuzhinat tona.

Është shumë përdorimshme, ndaj mund të përdoret si në ushqim, ashtu edhe në pastrim.

Ndërkohë, soda e bukës ka edhe efekte të ndryshme mbi shëndetin. Vlen të themi se ka aftësinë për të ndaluar rënien e flokëve dhe të stimulojë rritjen e tyre!

Ky element kaq i rëndësishëm, sillet si një shampo natyrale, sepse mund të pastrojë flokët. Mund të krahasohet me një kondicioner, sepse mund të zbusë flokët.

Siç mund të shihet, ky ingredient ka shumë avantazhe për flokët. Ndaj, përse të mos e përdorni në vend të shampoos?

Soda stimulon rritjen e flokëve dhe i pastron ato tërësisht, duke i bërë të butë dhe të shëndetshëm.

Nëse flokët e tu janë të mbushur me toksina, soda e bukës do i pastrojë më mirë se çdo shampo tjetër.

Nuk është e gjitha: Duke hequr pisllëkun, u lejon atyre të jenë edhe më të fortë.

Eleminon klorin

Klori mund të dëmtojë flokët dhe mund të ndryshojë edhe ngjyrën e tyre. Soda e bukës mund ta eleminojë klorin nga flokët dhe skalpi i kokës, duke parandaluar kështu dëmtimet në flokë.

Eleminon mbetjet e flokëve të dëmtuar

E dije se mbetjet e xhelit, shampos apo llakut të flokëve, mund t'i bëjnë flokët të yndyrshëm?

Por soda e bukës mund të pastrojë në mënyrë natyrale.

Është një ingredient i dobishëm që përmirëson në mënyrë të dukshme cilësinë e flokëve dhe heq mbetjet e balsamit apo shampos, e cila çon në shkëlqim dhe fortësi të flokut.

Ja dhe receta se si ta aplikoni në shtëpinë tuaj:

Gjithçka duhet të bëni është të përzieni ujë me sodë buke në një raport 3:1. Kini parasysh se sa më të gjatë të jenë flokët, aq më shumë përzierje duhet të përgatisni.

Nëse flokët tuaj janë më të gjatë se deri tek shpatullat, këshillohet përzierja e 6 lugëve ujë me 1 lugë sodë buke.

Duhet ta vini përzierjen nga rrënjët deri tek majat e flokëve dhe ta lini të reagojë për disa minuta, më pas shplajeni me ujë të bollshëm.

Në fund, këshillohet të shplahet me uthull molle dhe ujë në një raport 4:1

Këshillohet që kësaj përzierjeje të fundit, t'i shtoni pak vaj esencial dhe kujdesuni që të mos shkojë tek sytë. Do habiteni nga rezultatet: soda e bukës do bllokojë rënien e flokëve, do stimulojë rritjen dhe do u japë atyre jetë.

/Ora News.tv/