Shpëtim Duro është trajneri i ri i skuadrës kosovare të Dritës. 

Ish-trajneri i Flamurtarit u prezantua ditën e sotme te kampionët në fuqi të Kosovës. Në një postim në Facebook, klubi shprehet se i njeh mirë aftësitë e trajnerit dhe, së bashku do të arrijnë objektivat e këtij sezoni, që nuk është se ka nisur aspak mirë për ta.

Te klubi kosovar Duro zëvendëson Bekim Isufin që dha dorëheqjen. Ai ishte në krye të klubit sezonin e kaluar ku i shpalli dhe kampion. Në 5 javët e para, Drita ka marrë 4 humbje dhe vetëm 1 fitore, duke mbajtur vendin e parafundit në klasifikim.

/Ora News.tv/