Detaje nga shpërthimi që ndodhi sot paradite në Shkodër.

Nga hetimet paraprake  mendohet se tritoli ishte vendosur në një motoçikletë që ishte parkuar para godinës dy katëshe në lagjen rus të Shkodrës.

Kjo sepse motoçikleta është ndarë në dysh.

Deri tani numërohen 7 të plagosur, njëri prej tyre, Lulzim Kulla është në gjëndje të rëndë.  Kulla është një emër i njohur për policinë.

Lulzim Kulla dhe dy të plagosur të tjerë nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njëri prej tyre u nis me helikopter. 

Identifikohen emrat e 7 të plagosurve

Arjola Gjonaj 31 vjece,

Pjeter Arra 53 vjeç

 Gentian Suca 40 vjeç,

 Ditmir Myftia 32 vjeç

 Pjeter Daka 60 vjeç

Lulzim Kullaj 42 vjeç

Gardosileviç Roikq 50 vjeç


/Ora News.tv/