Shpërthimi në Letoni, vajza nga Tropoja përfundonte misionin në qershor

Shpërthimi në Letoni, vajza nga Tropoja përfundonte misionin

Në kuadër të 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes publikoi videon mbi efektivët në misionin që po kryejnë efektivët shqiptarë në Letoni në kuadër të NATO-s. Ata vetë tregojnë për punën e tyre. 

"Është hera e parë që kontribuoj në misionet jashtë vendit.Bëj pastrimin e zonave nga municionet e paplasuera. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO" thotë Hasanaj.

Efektivja shqiptare ishte nisur në dhjetor dhe përfundonte misionin për një muaj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, njoftoi sot paradite se efektivja që humbi jetën nga shpërthimi i një mine është nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, 32 vjeçe, kurse dy kolegët e plagosur janë: Major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës.

EMISIONET