Shpërthimi i meteorit alarmon rusët, menduan se ishin nën sulm

Shpërthimi i meteorit alarmon rusët, menduan se ishin nën sulm

Një ‘meteor i madh’ shpërtheu në Krasnoyarsk të Siberisë  duke shkaktuar panik tek  dëshmitarët të cilët menduan se panë nje avion nën flakë në ajër.

Shpërthimi që u pa gjatë ditës u përshkrua si ‘i shndritshëm  dhe i  zhurmshëm, me nje bisht me ngjyra të  gjelbër dhe të verdhë’.

Ky ishte meteori i tretë i madh i regjistruar në Siberi brënda një periudhe 4-mujore dhe u ndoq pas 6 orësh nga një tjetër meteor më në perëndim, në Samara.  

Në Krasnoyarsk, një dëshmitare tha se: “U frikesova shumë sepse shpërthimi tingëllonte dhe dukej  si një avion që kishte marrë zjarr”. Ndërsa nje burrë u shpreh: “Ishte i mrekullueshëm, shumë i bukur. Nuk mendoj se kam parë ndonjeherë një gjë kaq te bukur si ai”.  

Ministria lokale e emergjencave konfirmoi se një meteor ishte regjistruar por nuk përbënte kërcënim për njerëzit ose infrastrukturën, raportoi The Siberian Times.

Eksperti Viktor Grokhovsky nga Universiteti Federal i Uraleve tha se: “Meteori shpërtheu diku mbi rajonin e Irkutsk. Struktura e saj duhet të ketë qënë jo e fortë pasi u copëtua në fragmente”.

NASA raportoi se më  herët, në 18 Dhjetor të vitit të kaluar, një meteor shpërtheu pranë gadishullit Kamchatka te Rusisë, në veri të Japonisë me një forcë 10 herë më të fuqishme se bomba atomike e Hiroshimës.

Krasnoyarsk-u njihet edhe për faktin se është afër zonës së njohur ‘për shpërthimin më të madh të meteorit të regjistruar ndonjëherë’ i njohur edhe si  ngjarja e Tunguskës në 1911 e cila kishte forcën e 185 bombave të Hiroshimës, duke shfarosur 80 milion pemë.

EMISIONET