Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e Ebolala në Republikën Demokratike të Kongos nuk është ende një emergjencë globale.

Shpërthimi i Ebola është i dyti më i madh në histori, duke infektuar 1,206 njerëz dhe vrarë 764 të tjerë.

Sulmet dhe konfliktet me rebelët kanë ndikuar në pengimin e përpjekjeve të punonjësve të shëndetësisë, kështu ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur nën kontroll.

Por Prof Robert Steffen, kryetar i komitetit emergjent të OBSH mbi Ebola, tha se deklarimi i një emergjence nuk do të ndryshonte asgjë në terren.

" Kjo nuk do të thotë se ne mund të relaksohemi, tani nevojiten fonde për të shmangur një emergjencë të shëndetit publik." - tha kreu i OBSH.

 Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte marrë vetëm gjysmën e parave të nevojshme për të trajtuar sëmundjen.

Shpërthimi filloi në gusht 2018 dhe vazhdon të mbetet brenda dy provincave në DRC - North Kivu dhe Ituri.

Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar një "rritje të numrit të incidenteve të sigurisë", duke e bërë të vështirë për të monitoruar përhapjen e virusit, për të vaksinuar njerëzit dhe për të kontaktuar të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me virusin Ebola.

Rastet janë rritur në javët e fundit dhe OBSH thotë se rreziku i përhapjes së virusit në vendet fqinje është "shumë i lartë".

Ndërsa shton se rreziku i përhapjes së virusit në nivel global është i ulët.

Çfarë është Ebola?

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe të papritura, dobësi të fortë, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

-Ajo shkakton të vjella, diarre  dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

-Infektimi me virusin Ebola vjen ne rastet e kontaktit të drejtpërdrejtë me lëkurën e çarë, me hundën dhe gojën, me gjak, ose lëngje trupore të dikujt me Ebola.

-Pacientët priren të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i organeve të shumëfishta.

Shumica e epidemive të Ebola po kalojnë shpejt dhe prekin një numër të vogël njerëzish.

/Ora News.tv/