Shpërthim në Rripin e Gazës, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në Rripin e Gazës. Gjithashtu raportohet për të plagosur por nuk dihet ende numri i saktë.

Shërthimi ndodhi në Deir el-Balah, në Rripin Qendror të Gazës, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin në Deir al-Balah, raporton BBC.

Arma ushtarake e Hamasit ka thënë se Izraeli është përgjegjës për shpërthimin, por ushtria izraelita tha se nuk ishte përfshirë në sulm.

Një burim palestinez i cituar nga gazeta izraelite Haaretz tha se viktimat janë anëtarë të Hamasit. Shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksplozivë të vendosur brenda një ndërtese, shtoi burimi.

Tensionet në rajon janë të larta, me përplasjet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite që ndodhin përgjatë kufirit të Gazës dhe Izraelit që nga shpërthimi i demonstratave më shumë se një muaj më parë.

EMISIONET