Shpërthim me bombë në një xhami në Afganistan, të paktën 27 të vrarë

Shpërthim me bombë në një xhami në Afganistan, të

Një bombë ka shpërthyer gjatë namazit të së premtes në një xhami të mbushur me trupa ushtarake në Afganistan, duke vrarë të paktën 27 prej tyre, tha një zëdhënës i qeverisë.

Ndërsa nuk dihet ende se si u shkaktua shpërthimi.

Disa zyrtarë thonë se sihte një kamikaz që shpërtheu ndërsa të tjerë dyshojnë se një bombë e fshehur në sallën kryesore të xhamisë shpërtheu pasi ushtarët filluan të bënin lutjet e veçanta të së premtes.

Dhjetra ushtarakë të tjerë u plagosën gjatë sulmit në një bazë ushtarake në rrethin Mandozai pranë kufirit me Pakistanin.

Sulmi erdhi tre ditë pasi 55 dijetarë dhe islamikë u vranë nga një kamikaz në një hotel në Kabul gjatë festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhamed.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

EMISIONET