Një shpërthim i fuqishëm në një rafineri nate ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 minuta në Bosnje.

Për pasojë, disa punëtorë kanë mbetur të plagosur. Mediat vendase shkruajnë se zjarrfikës të shumtë janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Kryetari i Bashkisë së Bosanski Brod ku ndodhi shpërthimi, Ilija Joviçiç tha se të gjitha zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

 Ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur.

Banorët e vendeve pranë Bosanski Brod thonë se shpërthimi ishte aq i fortë sa ata fillimisht menduan se ishte një tërmet, ndërsa të tjerë thonë se u kujtoi traumat e luftës.



/Ora News.tv/