Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Mediet turke raportojnë se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Ora 21:50 – Rritet bilanci i viktimave të shpërthimit në Turqi. Aktualisht raportohet për 7 civilë të vdekur. 4 persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 të tjerë sapo mbërritën në spital.

Ora 20:33  - Sipas informacionit paraprak të policisë, si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 civilë dhe 13 kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të përdorë të gjitha mjetet për të arrestuar autorët e këtij "sulmi të egër terrorist", theksoi presidenca.

/Ora News.tv/