Shpërthim i fuqishëm kur Presidenti po mbante fjalim para turmës

Shpërthim i fuqishëm kur Presidenti po mbante fjalim para turmës

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një stadium ku presidenti i Zimbabve po i drejtohej një grupi mbështetësish të shtunën në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa media shtetërore e konsideroi rastin përpjekje për vrasje.

Shpërthimi ndodhi kur Presidenti Emmerson Mnangagwa, me nofkën "Crocodile", sapo kishte mbaruar fjalimin adresuar turmës dhe po dilte nga podiumi.

Mnangagwa u rrethua nga forcat e sigurisë në qytetin e Bulawayo, ku ai kishte folur përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

Ai më vonë bëri thirrje për unitet pavarësisht nga dallimet politike pas "këtij akti të pa kuptim dhune" dhe tha se ai nuk do të lejonte një "veprim frikacak që del në rrugën tonë ndërsa ne ecim drejt zgjedhjeve".

Nënpresidenti i vendit Constantino Chiwenga dhe gruaja e tij pësuan lëndime të lehta nga shpërthimi në stadiumin e qytetit të bardhë, tha një burim i afërt me presidentin.

EMISIONET