Shpërthim i fuqishëm gazit në afërsi të Romës, të plagosur e të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm gazit në afërsi të Romës,

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur gjatë natës në komunën Genzano në afërsi të kryeqytetit Italian Romë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë e mbi dhjetë të tjerë janë evakuuar nga banesat.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së shkuar në një pallat në qëndrën historike të komunën së Genzanos  duke shkaktuar panik tek banorët.

Njëri prej të plagosurve është Alessandro Abbatini, djali i Bruno Abbatinit ish lojtar i njohur i skuadrës si futbollit të Romës së viteve '60.

Ai është transportuar me urgjencë, me ndihmën e një heliopteri në spitalin  San Eugenio të Romës. Ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë trupin.

Hetimet e para flasin se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi në banesën e tij, ku ka mbetur e plagosur dhe e dashura e tij.

E gjithë  ndërtesa  ka pësuar dëme të mëdha duke detyruar evakuimin e të gjithë banorëve.

Skuadrat e zjarrfikësve kanë punuar gjatë gjithë natës për vënien në siguri të zonës pranë vendngjarjes.

Paniku ka qenë mjaft i madh tek banorët. Një grup teknik pune po heton  mbi shkaqet e shpërthimit të gazit.

EMISIONET