Një paisje ka shpërthyer në një kolegj në Kerch të Krimesë, konfirmuan autoritetet anti-terroriste të Rusisë

Nga incidenti i rëndë raportohet se 18 persona kanë vdekur dhe janë të paktën 50 të plagosur. Ndërsa raportohet se shumica e viktimave janë studentë.

I dyshuari në sulmin është identifikuar si një student, i cili kreu vetëvrasje, raporton Russia Today

Mediat lokale raportojnë se para shpërthimit që tronditi kolegjin, u dëgjuan tingujt e të shtënave.

"Ishte një shpërthim nga një paisje ende e paidentifikuar në Kerch,"-tha Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë.

Të plagosurit janë po dërgohen në spitale. Mjekët konfirmojnë se deri tani 34 persona janë shtruar në spital.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se hetuesit po e konsiderojnë si sulm terrorist.

Kolegji, i cili është mbyllur aktualisht, është duke u inspektuar nga ekipet FSB të mjeteve shpërthyese dhe ekspertët mjeko-ligjorë.

Vetëvritet sulmuesi

I dyshuari në sulmin e kolegjit kreu vetëvrasje pasi vrau 18 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë me armë zjarri dhe me shpërthim, ka thënë kreu i Republikës së Krimesë.

"Vrasësi i dyshuar vrau veten,"-tha Sergej Aksenov në media. "Ai ishte një student i në kolegj."

Më parë, dëshmitarët thanë se ishin përfshirë shumë sulmues të maskuar në sulm, por Aksenovi nuk përmendi ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm.

Komiteti hetimor i Rusisë e identifikuar të dyshuarin si Vladislav Roslyakov dhe raportoi se ai ishte 18 vjeç. Ai shtoi se incidenti tani konsiderohej më shumë si një vrasje e shumëfishtë sesa një sulm terrorist.


Flitet për sulm me armë pas shpërthimit

Dy dëshmitarë okularë në Kolegjin e Kerch thënë për RT se kishte të shtëna me armë zjarri intensive gjatë kohës së shpërthimit të bombës.

Dëshmitarët shtuan se shumë persona të armatosur dhe me maska rrethuan ndërtesën dhe qëlluan mbi nxënësit.

"Kishte një shpërthim. Xhamat u shkatërruan. Dhe pastaj njerëz të armatosur filluan të vrapojnë duke hapur dyert dhe qëlluan mbi të gjithë,"-tha një mësues në kolegj për hetuesit, sipas një burimi të RT.

Një student rrëfeu për RT se kishte parë burra të maskuar të armatosur që dilnin nga një tualet menjëherë pas shpërthimit.

"Kishte shumë prej tyre, por nuk mund të them se sa. Ata qëlluan studentët dhe mësuesit. Unë dyshoj që ata qëlluan shumë, pashë një ose dy njerëz. Gjithashtu po hidhnin eksploziv,"-tha studenti.

Një tjetër punonjëse e kolegjit, Natalya, tregoi për RT pasi u trajtua për një lëndim në spital, se personat e armatosur mund të kenë hyrë nga dera e pasme.

"Në shkollë mund të futesh me lehtësi. Nuk ka kamera dhe as dyer sigurie,"-tregoi ajo.

Shpërthimi ndodhi në katin përdhesë të ndërtesës ndërsa sulmi me armë në katin e dytë, thanë dëshmitarët.

Shumica e viktimave studentë

Avokatja e popullit të Krimesë tha se shumica e viktimave të shpërthimit ishin studentë.

"Studentët janë ndër më të prekurit"-tha ajo për agjensinë e lajmeve Interfax.

"Filluam të hidhemi nga dritaret... trupat e fëmijëve ishin në të gjithë vendin,"-shkruajtën të mbijetuarit në mediat sociale.

Sulm terrorist

Shpërthimi në Kerch ishte një sulm terrorist, konfirmoi Komiteti Hetimor i Rusisë. Ai tha se pajisja shpërthyese e mesditës ishte e mbushur me fragmente metalike.

Ky është sulmi i parë i madh në tokën e Krimesë, pasi që rajoni u bashkua me Rusinë në vitin 2014 pas një referendumi popullor.


/Ora News.tv/