Shpërthen vullkani në Guatemala, 25 të vdekur, qindra të plagosur

Shpërthen vullkani në Guatemala, 25 të vdekur, qindra të

Njëzet e pesë persona janë vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën pasi  shpërtheu vullkani Fuego i Guatemalës.

Vullkani, rreth 40 km në jug-perëndim të kryeqytetit të Guatemalës, ka hedhur gurë, tym të zi dhe hi në qiell.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive tha se një lumë llave goditi fshatin El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur njerëzit brenda, raporton BBC.

Në qytetin e Guatemalës, aeroporti i La Aurora është mbyllur për shkak të hirit vullkanik.

Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që shpërthen vullkani Fuego, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim të banorëve që jetojnë pranë vullkanit

Sipas ekspertëve, ky shpërthim është më i madh që nga viti 1974.

EMISIONET