Analisti sportiv, Artan Shyti ka bërë një paralelizëm mes penalizimit të skuadrës së Tiranës dhe Juventusit në Seria A. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Shyti tha:

Tirana është ekipi që duhet të vlerësohet me një çik më tepër dashamirësi. Po t'i jepet Juventusit një penallti kundër, po them kundër do të bëhej nami. Juves i bëhen favore edhe të pamerituara. Tirana ka një histori të tërë me arbitrime jo të drejta dhe është dy herë problematike se bëhet kundër ekipit të kryeqytetit. Tirana doli nga kategoria edhe për shkak të gabimeve të arbitrave. Të nxjerrësh ekipin e kryeqytetit me gabime të arbitrave është e rëndë."-përfundoi Shyti.


/Ora News.tv/