Uzina e Përpunimit të thelle të Naftës në Ballsh ishte mbuluar nga tymi pasi një zjarr përfshiu mbetjet toksike

 Për pasojë punonësi i uzinës Vladimir Ymeri mbeti i plagosur.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore po mbahet nën vëzhgim

Ymeri mësohet se punonte prej gati 27 vitesh ne Kombinatin e perpunimit te naftes ne Ballsh.

Policia sqaron se "rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në repartin e "Koksit" ka rënë zjarr, duke u djegur  mbetjet toksiske të naftës. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë punëtori i repartit L.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital."

Shpërthimi i flakëve dhe lënda djegëse i kanë shkaktuar 53 vjeçarit djegie në 5-6 % të trupit, por sipas mjekut Gjegji Kaçi ai është jashtë rrezikut për jetën

"Djegia ka qenë si pasojë e shpërthimit dhe përplasjes në fytyrë. Gjëndja e tij shëndetësore do të vlerësohet në vijim'

Ndërkohë një prej dëshmitarëve thotë se ngjarje të tilla janë të shpeshta në Uzinë duke ndotur qytetin dhe rrezikuar jetën e banorëve të Ballshit

"Ishte tym i madh. U mbulua i gjithë qyteti nga tymi dhe nuk shikoje asgjë. Çdo gjë është skëterrë.  Nuk na dëgjon njeri"

Ndërhyrja e forcave zjarrfikesë vuri nën kontroll situatën në repartin e Koksit, ndërkohë që policia e Fierit tha se ka nisur nje hetim të plotë për të sqaruar shkaqet e zjarrit në Uzinën e Naftës në Ballsh

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/