Një person ka humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë po marrin mjekime nga shpërthimi i motorit amerikan që ishte plot me pasagjerë.

Linja ajrore Southëest bëri një ulje emergjente në Filadelfia pasi një dritare nga e cila po binte një grua, krahët dhe motori i avionit u dëmtuan nga një incident.

Sipas BBC, fluturimi ishte nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut për në Dallas, Texas, me 143 pasagjerë dhe pesë persona ekuipazh.

Hera e fundit kur një pasagjer humbi jetën nga një fluturim amerikan ishte në vitin 2009.

“Boeing 737-700, në incidentin e mëngjesit të së martës bëri një ulje të sigurt në 11:20 (15:20 GMT)”, thanë zyrtarët e zjarrit.

Administrata federale e Amerikës ka nisur një hetim për këtë rast, ndërsa spekulojnë se shkak është bërë një problem në motor. 

Shpërthen avioni, pasagjerja gati për të rënë nga dritarja

/Ora News.tv/