Ish-mesfushori i Milanit dhe Kroacisë Zvonimir Boban thekson se FIFA ishtë një organizatë shumë pranë shkatërrimit nga disa individ.

Boban, 49 vjeç, tani zëvendës sekretar i përgjithshëm, zbuloi se në vitin 2016-të kur ai nisi punë në zyrat e FIFA-s e gjeti institucionin në një pozitë aspak të favorshme.

"Prej 24 komisioneve më parë, tani kemi nëntë dhe ju mund të shihni pasqyrat financiare. Nëse dikush dëshiron t'i shikoj, është e qartë, numrat janë shumë të mirë dhe është bërë një punë shumë serioze.

"Ne gjetëm një organizatë shumë të frikshme dhe shumë të humbur, të krijuar nga disa njerëz në një situatë shumë të keqe, të shkatërruar nga individë të caktuar, të cilët me të vërtetë nuk e kuptonin përgjegjësinë për paratë tona të futbollit apo FIFA-s si organizatë dhe që nga fillimi kemi filluar një proces të gjatë reformash."-tha Boban për mediat 

Organi qeverisës botëror i futbollit ka qenë në qëndër të disa skandaleve, akuzat për korrupsion dhe parregullsi financiare në vitet e fundit, me një numër ekzekutivësh të mëparshëm të dënuar për vepra penale, pasi një hetim penal nga FBI dhe IRS në Shtetet e Bashkuara filloi në 2015.

/Ora News.tv/