Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, plagosen burrë e grua

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, plagosen burrë e grua

Burrë e grua mbetën të plagosur rëndë, pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e familjes në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53.

Të plagosurit janë pronarët e banesës 49 vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare Mimoza Selimi.

Gruaja raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Djali i çiftit, tregon se një natë më parë, e ëma kishte ndërruar bombolën e gazit dhe ata dyshojnë se ajo mund të ketë pasur rrjedhje çka shkaktoi edhe shpërthimin.

"Kishim një bombol të vjetër në shtëpi dhe atë e hoqëm. Vajti mamaja mori një bombol të re dhe nga momenti i montimit mund të ketë harruar hapur. Mami ishte djegur, babai vetëm është plagosur pak"

Shpërthimi i fortë i pasuar me zjarr e ka dëmtuar thuajse plotësisht banesën e familjes Selimi me gjithçka që kishte brenda.

Dëmet materiale siç tregojnë këto pamje janë të konsiderueshme.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës ndërkohë thonë se po punojnë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.

Të hënën, një bombol shpërtheu të hënën në bodrumin e një argjendari ku përpunohej floriri, duke lënë të plagosur disa persona, ndërsa shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe panik në zonën e Ish bllokut në Tiranë.

EMISIONET