Politikanët nuk kanë hequr dorë nga ndërhyrjet për punësime në administratën shtetërore. Madje kjo solli dhe Drejtorin e Kadastrës Artan Lame të dalë në një deklaratë për median, paraditen e sotme (11 shtator), duke shpërthyer në kritika.

Nëse do të respektohen ndërhyrjet çështja e pronës nuk do të zgjidhet ndonjëherë.

Artan Lame: "Të gjithë kërkojmë të zgjidhim nyje e pronës dhe nyja e pronës zgjidhet vetëm me profesionalizëm; dhe pastaj, të njëjtët njerëz që ankohen për cfarë kanë hequr, më kërkojnë me aman e me derman të fus në punë njërin a tjetrin jashtë profilit. O më thoni të bëj Kadastrën, o më thoni të bëj qokat e miqtë, të dyja nuk bëhen dot!"  

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame njoftoi hapjen e 74 vendeve të reja pune në rang vendi.

Njoftimin e përcolli dhe me një apel që ia drejtonte duke nisur nga gruaja e tij, prindërve, kushërinjve, deputetëve e ish-deputetëve, ministrave e ish-ministrave, të majtë e të djathtë e të qendrës: 

"Ju lutem mos më ndërhyni për punësime. Shteti shqiptar, kadastra shqiptare dhe unë duam profesionistë, jo miq."

Sfidat 

Sfidat kryesore të Kadastrës sot janë dy:

E para, avancimi i rishikimit hartografik të gjithë problematikave në rang vendi. E dyta, ngritja e nivelit profesional të punonjësve tanë. 

Lame shprehu shqetësimin që Kadastra është përdorur si vend për punësime joprofesionale, të miqve dhe të afërmve

Artan Lame:  "Në këtë pikë mjafton të them se sot agjensia ka rreth 400 juristë të të gjitha shkollimeve, që nga ata me shkolla të mbaruara jashtë, e deri te ata me pasqyra e xhamlleqe. Dhe, me gjithe këta juristë, i vetmi rezultat ka qenë hapja e mijëra gjyqeve për çështje pronësie, me pasojat e trishta që i dimë të gjithë. Po ka edhe më keq se juristët, pasi gjenden pa fund ekonomistë e biologë, historianë, sociologë, psikologë, e ku di unë çfarë tjetër, duke lënë në minorancë profesionet bazë të Kadastrës" u shpreh Lame

Tani duhet ti jepet fund kësaj praktike.

"Rishikimi hartografik e bën të domosdoshme thithjen e fluksit të inxhinierëve. Dhe pikërisht për këtë, në vendet që lirohen, duam të hapim garën për thithjen e profesionistëve të fushës" nënvizoi Lame duke dek 

Lame lajmëroi hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në strukturën e AKSH me profesione Inxhinier ndërtimi; Arkitekturë; Urbanistikë; Gjeoinformatikë; Gjeodezi; Topografi. 

Ai ftoi djem e vajza që kanë vullnet për punë, të vijnë dhe të konkurojnë dhe të kenë besim tek unë dhe tek forcat e tyre.

VENDET VAKANTE

1

DREJTORIA BERAT

1

2

ZYRA DEVOLL

2

3

DREJTORIA ELBASAN

2

4

DREJTORIA FIER

5

5

DREJTORIA GJIROKASTER

6

6

ZYRA HIMARE

2

7

DREJTORIA KAVAJE

2

8

DREJTORIA KRUJE

7

9

ZYRA KOLONJE

1

10

DREJTORIA KUKES

3

11

DREJTORIA LEZHE

6

12

DREJTORIA LUSHNJE

1

13

ZYRA MALESI E MADHE

1

14

DREJTORIA POGRADEC

6

15

DREJTORIA SARANDE

2

16

DREJTORIA SHKODER

3

17

DREJTORIA TEPELENE

2

18

DREJTORITE TIRANE

13

19

DREJTORIA VLORE

9

 

Gjithsej:

74

 



/Ora News.tv/