'Shpërthen' aktorja për skenat seksuale: Nuk jam pornostare!

Një aktore indiane ka thënë se treguar se ndihet shumë keq pasi skena e saj seksuale në një serial Netflix u bë viral si një klip pornografik.

Videoja prej 30 sekondash nga "Sacred Games" tregon seksin konsensual midis një gangsteri dhe gruas së tij, të luajtur nga Rajshri Deshpande.

Ajo tha se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm përpara se të ndajnë materiale të tilla. Seriali, ku pjesa më e madhe e kastit përbëhet nga yje bollivudianë është shfaqja e parë drama në Indi që transmetohet në Netflix.

Aktorja është quajtur pornostare në rrjete sociale dhe disa përdorues kanë komentuar se duhet ti vijë turp nga vetja.

"Përse duhet të më vijë turp. Unë kam besim të plotë në karakterin tim dhe rëndësinë e kësaj skene. Qëllimi im ishte i drejtë. Nuk kam bërë asgjë gabim", tha ajo për BBC.

EMISIONET