"Shpërdoron" Shkëndija, Vardari shkëputet në krye dhe pret i qetë derbin

"Shpërdoron" Shkëndija, Vardari shkëputet në krye

Shkëndija e Tetovës është futur në një krizë rezultatesh, me kuqezinjtë që kanë dështuar të marrin maksimumin në sfidën e tretë radhazi në kampionat. Të besuarit e Qatip Osmanit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Renovës, duke shpërdoruar avantazhin e pjesës së parë dhe mbetjen me 10 futbollist të kundërshtarit.

Ishte i përhershmi Besart Ibrahimi ai i cili kaloi vendasit në avantazh pas 23 minutash, por një dygolësh i Stajonovski në harkun e 1 minuti lojë përmbysi gjithçka në favor të Renovës. Megjithatë goli i Bejtulai në minutën e 80-të u duk se ishte një shenjë se Shkëndija do të dilte me 3 pikë nga ky takim, pasi kundërshtari mbeti me 10 futbollist pasi mesfushori Zuka u përjashtua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi Shkëndija ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë. Pas 9 javësh kampionati maqedonas kryesohet nga Vardari i cili numëron 7 pikë më shumë se kuqezinjtë, të cilët i pret në shtëpi në takimin e javës së ardhshme.

EMISIONET