Është zbuluar identiteti i gruas që shpenzoi 150 mijë paund në ditë në bizhuteri ndërsa bashkëshorti i saj bankier qëndron në burg në Azerbaijan .

Zamira Hajiyeva humbi betejën me gjykatën për të shpjeguar sesi arriti të paguante dy prona me vlerë 22 milionë paund.

Hajiyeva duhet të japë llogari ndaj Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA).

Ajo gjithashtu shpenzoi më shumë se 16 milionë dollarë në një dekadë për bizhuteri në një dyqan luksoz Harrods.

Urdhri i Gjykatës së Lartë në Britani që hodhi poshtë përpjekjen e saj për të mos i dhënë llogari NCA dhe për të ruajtur anonimitetin.

Javën e kaluar ajo u identifikuar vetëm si "Zonja A".

Urdhri i anonimitetit u hoq të mërkurën me një vendim gjykate.

Nëse Hajiyeva nuk mund të shpjegojë se si i ka ngritur pasuritë në fjalë, do të humbasë gjithçka.

Ajo ka dhe një pronë me vlerë 11.5 milionë paund në lagjen e pasur të Londrës, Knightsbridge, ku ndodhet Harrods.

Burri i Hajiyeva, Jahangir Hajiyev, ishte drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit nga viti 2001 deri në vitin 2015, kur dha dorëheqje. Ai u dënua me 15 vite burg me akuzat për mashtrim dhe përvetësim.


/Ora News.tv/