Vetëvendosje fitore në 3 komuna, mes tyre Prishtina e Prizreni

Vetëvendosje fitore në 3 komuna, mes tyre Prishtina e Prizreni

Kosova ka përzgjedhur kryetarët e 19 komunave që shkuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe fitoi 10 komuna, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 8 komuna. Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë vetëm 3 komuna, por mes tyre janë dy qytetet më të mëdha të vendit, Prishtina e Prizreni.

Qytetarët e 19 komunave të Kosovës të cilat shkuan në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë përcaktuar tashmë cilët do të jenë kryetarët e tyre të rinj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur brenda pak orësh procesin e numërimit të votave, ndërkohë që i gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar në një klimë të qetë e pa shumë parregullsi.

Sipas rezultateve të KQZ, Lista Serbe ka fituar 10 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar fitoren në 8 komuna, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka mundur të fitojë 7 komuna. Pas tyre renditet Partia Demokratike e Kosovës me 5 komuna, Vetëvendosje me 3 komuna, ndër të cilat dy qytetet më të mëdha të vendit, Prishtina aty ku Shpend Ahmeti përballej me Arban Abrashin e LDK-së dhe në Prizreni aty ku Mytaher Haskuka mposhti Shaqir Totajn e PDK-së. Lista e shpërndarjes së komunave vijon me Nismën, Aleancën Kosova e Re dhe Partinë Demokratike Turke me nga një komunë dhe 2 komuna do të qeverisen nga kandidatë të pavarur.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve lokale u zhvillua më 22 tetor.

EMISIONET