Gërmimet për një gugore në Klos të Cërrikut nxorrën në dritë disa javë më parë një shpellë karstike me stalaktite dhe stalagmite mijëravjeçare. Por në pritje të fjalës së specialistëve për rëndësinë e saj, Monumenti i Natyrës po dëmohet nga vizitorët në mungesë të mbrojtjes nga institucionet që ende nuk i kanë ndarë përgjegjësitë për këtë zbulim. 

Një shpellë me stalaktite dhe stalagmite mijëravjeçare doli në dritë pak javë më parë në Klos të Cërrikut gjatë punimeve për një gurore.

Por zbulimi i jashtëzakonshëm i Monumentit të Natyrës të marrë vëmendjen e merituar, ajo ka nisur të dëmtohet pasi në pritje të fjalës së specialistëve nuk u mor asnjë masë mbrojtëse.

Sapo u përhap lajmi për zbulimin e shpellës drejt saj rendën të parët banorët e zonës, më pas nxënës shkollash.

Dhe siç ndodh gjithmonë ende pa u studiuar shpella po dëmtohet. Inxhinieri gjeolog, Aqif Mjeshtri, ndërsa shpjegon proceset mijëra vjeçare që janë dashur për ti dhënë këtë formë shpellës dhe krijimit të stalaktiteve dhe stalagmiteve, thotë se ajo ka potencialin për tu kthyer në një aset të fuqishëm të zhvillimit të turizmit në zonën e Cërrikut.

Por ndërsa asnjë institucion nuk ka marrë përsipër ruatjen e shpellës dhe vijojnë me procedurat burokratike, Monumenti i Natyrës i formuar për mijëra vite po prishet për disa ditë. 

Shpella të ngjashme janë zbuluar edhe në rrethin e Gramshit ku edhe atje nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar që kanë Monumente të tilla në vendet e botës ku kthehen në atraksione turizmi, duke ofruar shërbime dhe infrastrukturë për vizitorët.

 


/Ora News.tv/