21 drejtues automjetesh janë arrestuar në kryeqytet gjatë javës që lam pas nga policia rrugore.

Prej tyre, 16 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.

"Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës" sqaron policia.

Po kështu janë pezulluar 38 leje drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit,  56 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 23 leje drejtimi per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë marrë  440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.

Janë ndaluar 70 mjete për detyrime administrative të pashlyera, si dhe janë vendosur 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.

/Ora News.tv/