Shpat Kasapi nuk e ka harruar Afërdita Dreshajn! Edhe pse në prag të martesës, vazhdon ta 'kërkojë'

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ka qenë disa kohë në lidhje me modelen dhe artisten nga Kosova, Afërdita Dreshaj por cdo gjë përfundoi.

Tashmë Afërdita është në prag të martesës me partnerin e saj Jakub Kindl, ndërsa Shpati vijon pyetjet për të.

Gjatë intervistës së Xhesika Berberit në 'Xing me Ermalin', u shfaq një pyetje e këngëtarit që thoshte: “A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”

Kjo gjë la të nënkuptonte se ai nuk e ka harruar modelen dhe e gjykon për faktin se nuk do martohet me një shqiptar. Por Xhesika gjeti mënyrën e duhur për t'i kthyer përgjigje duke i vënë vulën.

“Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet”, tha ajo.

Në foto: Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

EMISIONET