Shpallet fituesja e Këngës Magjike, ja kush e fitoi çmimin e madh

Edicioni i 19-të i festivalit muzikor “Kënga Magjike” është finalizuar me fitoren e Anxhela Peristerit.

Gjatë natës performuan 20 artistë, të cilët u vlerësuan me çmime të ndryshme. Ndërsa po jepnin votat e tyre, pati dilema të mëdha për vendin e parë por triumfoi Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”. Në vend të dytë me një pikë diferencë u rendit Elhaida Dani, ndërsa vendin e tretë e mori Fifi.

Momenti që emocionoi gjithë publikun ishte rikthimi i moderatorit Ardit Gjebrea në muzikë, motiv i së cilit ishte bashkëpunimi me vajzën e tij të vogël, Ana.

Ja çmimet që morën këngëtarët:

1.Alar Band “Leni Ojnat” - Best Dance

2.Anxhela Peristeri “E çmendur” - Best Female Voice

3.Mentor Harizi “Plagë në zemër” - Best Male Voice

4.Valon Shehu “Ti mos më shaj” - Most Liked Artist

5.Xhesika Polo “Jetën ma fal” - TV Klan

6.Lind Islami “Problem” - Kënga Stil

7.Aurel Thellimi “E diel”- Metropol

8.Stresi, Anxhelo dhe Flor Bana “Sa her e don”- Best Internet

9.Endri dhe Stefi Prifti “E prek magjinë” - Best duet

10.John Shahu “Medicine” - Best New Artist

11.Egzona Ademi “E ndjej” -Çmimi i dy televizioneve Kosovë dhe Maqedoni

12.NRG Band “Gocat me martini” - Best Group

13.Fifi “Zhurmë” - Kënga Hit

14.Stine “Ma more zemrën” - Çmimi Supersonic

15.Blerina Braka “Mirupafshim Dashuri” - Çmimi Çesk Zadeja

16.Kastro Zizo dhe Rea Nuhu “Pa faj” - Interpretimi më i mirë

17.Samanta Karavella “Humbur” - Best Baladë

18.Rovena Dilo “Ke le për mu” - Best Etno Trend

19.Klinti Çollaku “Më s’më gjen” - Çmimi i produksionit Jon Music

20.Elhaida Dani “E ngrirë” - Çmimi i kritikës

EMISIONET