Në Elbasan uli siparin edicioni i 33-të i festivalit të këngës për fëmijë. Organizatorët thonë se veç gjallërimit të jetës kulturore të qytetit, festivali synon evidentimin dhe provimin e artistëve të rinj.

Artanja Myqelefi fitoi edicionin e 33 të festivalit të këngës për fëmijë në Elbasan.

Ajo triumfoi mes 12 konkurrenteve që ishin përzgjedhur në finalen e aktivitetit që tashmë është kthyer në një traditë për Elbasanin.

Organizatorët thonë se veç gjallërimit të jetës kulturore të qytetit, festivali synon evidentimin dhe provimin e artistëve të rinj.

Çmimet e dyta shkuan për Kamela Bajramin me këngën "Ngrita zërin" dhe Sergita Varfin me këngën "Bota ime", ndërsa çmimi i tretë për Laura Boricin dhe Noel Hoxhollin.

/Ora News.tv/