Shorti e vendosi kundër ish-skuadrës së tij, Roma ka një mesazh për Salah

Shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve i vuri sërish bashkë, por këtë herë përballë njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah dhe ish-skuadrën e tij Roma.

Gjatë verës së kaluar Salah u largua nga Roma për tu bashkuar me Liverpoolin.

Roma ka publikuar një mesazh të bukur për sulmuesin Mohamed Salah para ndeshjeve të tyre në gjysmëfinale.

“Ne do të jemi kundërshtarë për 180 minuta, por çfarëdo që ndodhë ne do të mbetemi shokë përgjithmonë. Jemi të lumtur që do të takohemi sërish me ty, Mo Salah”, shkroi Roma në një postim në Twitter.

EMISIONET