Shoqja e hodhi nga ura, 16-vjeçarja kërkon ta burgosë

Shoqja e hodhi nga ura, 16-vjeçarja kërkon ta burgosë

Një vajzë adoleshente që u hodh nga ura nga shoqja e saj verën e kaluar përfundoi në spital me qafë e 6 brinjë të thyera dhe probleme me mushkëritë.

Jordan Holgerson, 16 vjeçe ishte e veshur me rroba banje dhe po priste që të hidhej nga ura në ujë, por shoqja e shtyu. E gjithë ngjarja u filmua dhe pamjet janë dërguar në gjykatë. Lartësia ishte 18 metra, prandaj ishte e pamundur që të shpëtonte pa lëndime.

Ende nuk dihet me sa muaj burg do dënohet vajza tjetër. Ndonëse ka kaluar pothuajse një vit, adoleshentja thotë se vuan ende dhimbje në brinjë si pasojë e incidentit.

EMISIONET