Miqësia e Taylor Swift dhe Selena Gomez është më e fortë se kurrë.

Ndërsa nisi turneun e saj në Los Angeles këtë javë, fansat e Taylor shpresonin se ajo do të kishte surpriza për to.

Dhe siç rezulton, padyshim që këngëtarja e 'Delicate' i befasoi të gjithë. Ajo u shfaq në skenë me miken e saj Selena Gomez.

Taylor dhe Selena kënduan së bashku këngën "Hands to Myself".

Selena pas mbarimit të performancës tha: "Unë dua ti them faleminderit mikes sime prej 12 vitesh, pothuajse 13. Dhe arsyeja pse ka qenë shoqja ime është se ky person asnjëherë nuk i ka gjykuar vendimet që unë kam marrë. Ajo gjithmonë më ka takuar kudo që kam qenë, ajo më ka inkurajuar kur nuk kam pasur asgjë për t'u inkurajuar. Dhe unë nuk e di nëse do të isha kaq e fortë sa jam po të mos kisha pasur ty dhe familjen time, sepse ju keni ndryshuar jetën time."



I mean, I could but why would I want to? @selenagomez

A post shared by  Taylor Swift (@taylorswift) on



 

/Ora News.tv/