Vëllai i ministrit Lefter Koka mbahet tre orë në polici

Vëllai i ministrit Lefter Koka mbahet tre orë në polici

Shoqërohët në polici dhe më pas lihet i lirë Nard Koka vëllai i ministrit te  Mjedisit Lefter koka.

Pasditen e 31 marsit 2017, Nard Koka u mbajt në ambientet e komisariatit rreth tre orë, dhe pas marrjes në pyetje ai u la i lirë.

Burime nga policia e Durresit bëjne me dije se shkak për shoqërimin është bërë një sherr i djalit të tij me punonjësit e policisë.

 Ai është gjobitur nga policia rrugore për një kundravajtje në rrugë.

Nard Koka ka dalë në mbrojtje të të birit. 

Kjo ka bërë që efektivet  ta shoqërojnë atë, së bashku me të birin, në komisariatin e policisë së Durrësit për kundërshtim të forcave të rendit.

Nuk ka të dhëna nëse do të procedohet penalisht ose jo.

/Oranews.tv/

 

EMISIONET