Shoqërohen dëshmitarët që panë shpërthimin e makinës së djalit të biznesmenit, Vlorë

Shoqërohen dëshmitarët që panë shpërthimin e

Vijojnë hetimet lidhur me shpërthimin me eksploziv makinës me të cilën po  lëvizte Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni nga Vlora. Policia bën me dije se ka shoqëruar si persona që kanë dijeni ëpr ngjarjen apo që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes mbi 10 persona, dëshmitarë të momentit të shpërthimit paraditen e 27 nëntorit 2017.

25 vjeçari mbrëmjen e djeshme është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë i shoqëruar nga policia.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen në atë rrugë.

Kush ishte objektivi i këtij atentati?

Policia po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se automjeti ka qenë i parkuar gjatë natës në lavazh dhe në mëngjes Ines Hajrulla ka shkuar për ta marrë.

Më pas ai do të takonte pronarin e mjetit. Këto detaje përjashtojnë pistën që atentati mund të ishte për personin që kishte mjetin në pronësi.

Ekskluzive: Ora News siguron pamjet e djalit të biznesmenit i shtrirë afër makinës së shpërthyer në Vlorë

EMISIONET