Shoqata “Tirana” festoi 25 vjetorin e krijimit, vlerësohen arritjet

Shoqata “Tirana” festoi 25 vjetorin e krijimit, vlerësohen

Shoqata Tirana kremtoi 25 vjetorin e themelimit të saj. Siç edhe e ka bërë traditë ky grupim, përvjetori jubilar u festua në një aktivitet me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme shoqërore.

Përfaqësues nga politika, arti, kultura, media, biznesi dhe personalitete të shquara të kryeqytetit vlerësuan rolin e shoqatës Tirana ndër vite.

Në fjalën përshëndetëse para të pranishmëve, kryetari i Shoqatës, Arben Tafaj, teksa evidentoi disa momente të rëndësishme, një vend të veçantë i kushtoi edhe drejtuesve apo anëtarëve të vjetër të Shoqatës.

Të ftuar nderi në këtë festë, ishin Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Në përfunsim Shoqata vlerësoi me Medalje Nderi Gani Dedej, Sekretarin e parë të Shoqatës, Bujar Marikaj dhe Gafurr Lugën, kryetar i Shoqatës Tirana në vitet 1994-2000.

EMISIONET