Shoqata shqiptare adopton sheshin "Skënderbeu" në Romë

Organizata joqeveritare e emigrantëve shqiptarë, Integra Onlus, e cila që prej vitit 2003 ka një aktivitet të sukseshëm në politikat emigratore në Itali, ka adoptuar sheshin "Shqipëria" në Romë ku ndodhet i pozicionuar monumenti i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu realizuar nga artisti italian Romano Romanelli.

Kjo organizatë sapo ka nënshkruar me Bashkinë e Romës impenjimin e saj për t'u kujdesur më mirëmbatjen ambientale të territorit të këtij sheshi.

Në marrëveshjen e firmosur me Drejtorinë e Shërbimit Ambiental të Bashkisë së Romës, Integra Onlus garanton të siguroj pastrimin dhe restaurimin e monumentit të Skëndërbeut, i kryer për herë të fundit më vitin 2011 si dhe mirëmbajtjen dhe kujdesjen ndaj dekorit ambiental të sheshit 'Albania'.

Ky projekt i cili gjen zbatim në vitin mbarëkombëtar të Skëndërbeut, do të shtrihet dhe në komuna të tjera italiane që mbajnë emrin apo vendodhjen e statujës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Në realizimin e këtij projekti organizata OJQ Integra Onlus ka gjetur mbështetjen dhe të Ambasadës shqiptare në Romë.

Ambasadorja, Anila Bitri, ka nënshkruar me kryetaren e kësaj organizate znj, Klodiana Cuka një protokoll bashkëpunimi.



EMISIONET