Shoqata e policëve në lirim kërkon largimin e Fatmir Xhafajt

Shoqata e policëve në lirim kërkon largimin e Fatmir Xhafajt

Shoqata e policëve në lirim ka zhvilluar një protestë përpara ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim për mediat, kreu i shoqatës, Aleks Hajdari shpjegoi arsyet e protestës së tyre, ndërsa thekson se nëse nuk do ketë reagime, Shoqata e Policëve do të përshkallëzojë protestën

"Ne protestojmë për një gjë të paparë në histori deri më sot, ku ministria e Brendshme dhe policia e shtetit po drejtohen nga dy ministra në 5 vite, histori e pa parë në asnjë vend të botës ku Tahiri dhe Xhafaj njëri nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE dhe lidhje me krimin e organizuar dhe tjetri më vëllain e tij të dënuar me vendim të formës së prerë për trafik të lëndëve narkotike. Ne protestojmë edhe për  lirimet e paligjshme të policëve. Por lind pyetja më kë u zëvendësuan të gjithë këta punonjës policie që janë këtu? U zëvendësuan me punonjës policie të liruar më parë për shkelje ligjore dhe lidhje me botën e krimit. Pas emërimit ata u emëruan edhe në postet më të larta të drejtuesve të policisë. 

Gjithashtu arsyet e protestës janë sepse për herë të parë, grupe të strukturara kriminale arritën që të kenë vendimmarrje në emërime në organizatën e policisë. 

Është reale tashmë që kemi dy ministri që akuzohen për lidhje me krimin e organizuar".

EMISIONET