Grabitja e miliona eurove në aeroportin e Rinasit ka vënë në alarm Shoqatë e Bankave. Duke e cilësuar ngjarjen tepër të rëndë, ka akuzuar koncensionarin që sipas tij nuk ka marrë masat e duhura për sa i përket sigurisë. Madje ai thekson se pavarësisht detyrave që iu la nga qeveria në grabitjen e vitit 2016, shumë prej masave nuk janë zbatuar.

Spiro Brumbulli: "Është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë pasi mënyra sesi mund të hyhet në  aeroport me makinë, mund të priten hekurat që lidhin dyert, mund të shqyhen dyert, mund të hyjnë makina me granata, me kallashnikov, njerëz të paidentifikuar të arrijnë deri tek avioni, kjo tregon që masat në aeroport lënë shumë për të dëshiruar."

Shoqata e Bankave bën apel për zbardhjen e ngjarjes dhe të merren masa për të mos lejuar përsëritjen.

Spiro Brumbulli: "Moszbardhja e ngjarjeve të mëparshme sigurisht frymëzon ngjarjen e radhës."

Përs a i përket shumave të transferuara jashtë ai shprehet se gjithçka është normale për shkak të kërkesave në tregun vendas për këto monedha.

Spiro Brumbulli: "Është pjesë e veprimtarisë së tyre. Për me tepër që në Shqipëri ne veprojmë me valuta të huaja kështu që bankat nuk mund ti mbajnë dot gjithë sasinë e monedhës së huaj. Janë të detyruara ta transportojnë, ta depozitojnë në instituticionet e tjera të huaja që  veprojnë me këto monedha."

Grabitja do ndikojë në kostot e bankave pasi transfertat do të konsiderohen me risk dhe për pasojë kompanitë e sigurimit do të rrisin çmimin për ti marrë përsipër. Kjo do të ketë impakt tek qytetarët pasi instituticionet financiare do reagojnë me rritjen e komisioneve.



/Ora News.tv/