Shokuese/ 102-vjeçarja vret të moshuarën në azil

Shokuese/ 102-vjeçarja vret të moshuarën në azil

Një grua 102 vjeçare dyshohet se ka vrarë një 92-vjeçare në një azil në Francë.

Vrasësja e dyshuar ndodhet në spital psikiatrik.

Ajo i kishte thënë një prej kujdestarëve se kishte vrarë dikë, tha një prokuror.

Një prej kujdestarëve në shtëpinë e të moshuarve në Chézy-sur-Marne, në Francën veriore, e gjeti viktimën të vdekur në krevat me fytyrën e plagosur rëndë.

Autopsia zbuloi se shkaku i vdekjes së 92-vjeçares ishte "mbytja dhe goditja në kokë".

Vdekja u zbulua pas mesnatës së të shtunës nga një kujdestar, i cili e gjeti viktimën të shtrirë në shtrat pa vetëdije, njofton agjencia e lajmeve AFP.

102-vjeçarja në gjendje të tronditur i tha kujdestarit se kishte vrarë dikë.

Ajo po i nënshtrohet testeve psikologjike për të kuptuar nëse ishte e vetëdijshme për veprimin që bëri.

EMISIONET