Shokon Lily Allen: "Kam paguar për të bërë seks me prostituta"

Shokon Lily Allen: "Kam paguar për të bërë seks me

"Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prositutave gjatë kohës që isha në turne."

Ky është rrëfimi shokues i Lily Allen. Tani këngëtarja thotë se i ka hedhur pas krahëve momentet e errëta të jetës së saj, por në 2014-n, gjatë periudhës së krizën me bashkëshortin Sam Cooper, krizë që solli edhe ndarjen e çiftit, ka probuar gjithçka për të humbur pak mendjen.

"Nuk jam krenare për çfarë kam bërë, por as turp nuk më vjen", la shkruar në Instagram këngëtarja.

Tabloidi britanik "Mail On Sunday" ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, e cila pritet të dalë më 20 shtator.

Në librin "Mendimet e mia ekzaktësisht", kantautorja tregon 'pa dorashka" për jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresioneve, ndarje dhe divorce.

Allen rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe nuk 'kursen' askën, duke nisur nga i ati, 'fajtor' që la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeç, rrjedhimisht përgjegjës për një fëmijëri rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet.

EMISIONET