Shokon aktorja e famshme, tregon trupin 6 muaj pas lindjes

Aktorja e famshme Jenny Mollen ka ndarë një fotografi shokuese të trupit të saj në Instagram për të treguar humbjen e peshës vetëm gjashtë muaj pas lindjes.

Ylli 38-vjeçar ka treguar se nuk vuan nga anoreksia por pesha e saj e dobët ka ardhur për shkak të tiroideve.

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë djalin Lazlo, gjashtë muaj më parë në tetor. 

"Nuk është anoreksi por nga tiroidet. Nuk di se si jam dobësuar kaq shumë dhe nuk mendoja se kishte ndonjë gjë që nuk shkonte." 

Mollen shpjegoi se kishte një tendosje në qafën e saj dhe shkoi të kontrollohej tek mjeku.

"Jam akoma në pritje të analizave të gjakut por mjeku mendon se është Graves."

Sëmundja e Graves është një çrregullim i sistemit imunitar që rezulton në mbiprodhimin e hormoneve tiroide.

Simptomat mund të përfshijnë humbje peshe, ankth / nervozizëm, dridhje të duarve dhe gishtave, ndjeshmëri ndaj nxehtësisë, zgjerim të gjëndrës së tiroides, ndryshime në ciklet menstruale, lodhje, sy të fryrë, lërkurë të kuqe dhe rrahje të zemrës.

EMISIONET