Shokohet Rusia nga vrasja e tre gazetarëve në RQA

Shokohet Rusia nga vrasja e tre gazetarëve në RQA

Tre gazetarët rusë kanë qenë të ngarkuar me detyrën e hetimit mbi mercenarët rusë që luftonin në Republikën Qendrore të Afrikës, kur makina e tyre u sulmua dhe ata mbetën të vdekur.

Lajmet e pritës ndaj tyre, çuan në atribute ndaj treshes, por shumë pyetje rreth rrethanave të ngjarjes, mbeten mister, siç shpjegojnë Elizaveta Fokht dhe Sergey Goryashko.

Korespondenti i i njohur i luftës Orkhan Dzhemal, prodhuesi i dokumentarit Alexander Rastorguyev, dhe kameramani Kirill Radchenko u sulmuan në orën 19.00 të hënën teksa udhëtonin nga kryeqyteti i Republikës Qendrore të Afrikës, Bangui, për në qytetin Sibut në veri.

Ata po udhëtonin natën, pavarësisht paralajmërimeve se nuk kishte siguri.

Misioni i tyre ishte të bënin një reportazh rreth luftëtarëve nga kompania ushtarake private ruse, the Wagner Group, e cila operonte atje.

Wagner ka operuar më parë në Siri. Raportet e fundit tregojnë se grupi mund të jetë vendosur në RQA.

Zyrtarët rusë dhe Kremlini mohojnë të kenë lidhje me luftëtarët. Gjithsesi, Rusia dërgoi 180 trupa të stërvitura në Bangui në shkurt, pasi mori aprovimin e OKB për të trajnuar dhe armatosur ushtrinë e RQA.

Dzhemal, Rastorguyev dhe Radchenko u dërguan atje nga Qendra e Kontrollit të Hetimeve (IÇ), një prjekt i gazetarisë investigative, sponsorizuar nga ish manjati në arrati Mikhail Khodorkovsky. Të tre ishin kontraktuar si punonjës të pavarur.

Ata u rrethuan nga rreth 10 burra, të gjithë të veshur me çallma dhe flisnin arabisht, sipas Marcelin Yoyo, nga administrata vendore e Sibutit.

Në atë pikë, nuk dihet nëse sulmuesit hapën zjarr mbi makinën apo i nxorën gazetarët jashtë makinës dhe i qëlluan në anë të rrugës.

Shoferi i tyre arriti të arratisjej dhe të ngrinte alarmin.

EMISIONET