Shoferi i kamionit zbret për tu furnizuar me karburant por bie nga ura

Shoferi i kamionit zbret për tu furnizuar me karburant por bie nga ura

Një 50 vjeçar humbi jetën gjatës mesnatës në një aksident rrugor në aksin Elbasan -Tunel. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 tek ura në hyrje të tunelit, ndërsa viktima është shtetasi Eduard Rrajko.

Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip kamion me targa AA 886 MP kur i është mbaruar karburanti.

Rrajko ka zbritur nga mjeti për tu furnizuar me karburant nga një shok i tij, por për shkak të errësirës ka rënë poshtë urës në një lartësi rreth 30-40 metra, duke gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

EMISIONET