Ndërtimi i incineratorëve dhe TEC-et me torfë do të përjashtohen nga lehtësirat që do të ofrohen për investimet PPP në energjitikë.

Komisioni i veprimtarive ka miratuar në parim pr/ligjin i cili parashikon shkurtim proçedurash për koncesionet në energjitike më vlerë mbi 100 mln euro.

Shqetësimi i ngritur nga opozita për përjashtimin e incineratorëve nga statusi i investimeve strategjike u mbështet edhe nga mazhoranca e cila kërkoi rishikim të vendimit të qeverisë, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe për vlerën e investimit.

Mima: Ka apo nuk ka të bëjë edhe me incineratorët për djegien e plehrave, po-jo të lutem?

Shalsi: Nuk ka

Mima: Ndryshimi për përfshirjen e termocdentraleve ka të bëjë me ndonjë TEC me lëndë të parë torfën?

Shalsi: Jo

Baraj: Nuk përfshihen TEC-et incineratorë, TEC-et e ndërtuar me torfë

Drejtorja e PPP në energjtikë, Etleva Kondi  u shpreh se këto dyu kategori nuk përfshihen në ligj. Me ligjin aktual për të dhënë një koncesion në energjtikë, procedura zgjat deri në 2 vjet duke stepur investitorët. Ndërkohë me ligjin e ri për projektet me PPP me vlerë mbi 100 mln euro koha do të reduktohet. Ndërsa për ato investime me më pak se kjo vlerë do të ndiqet procedura e vjetër.

/Ora News.tv/